Milani ka gjetur pasuesin e Donnarummas, kushton 60 milionë euro

Napoli raportohet se i ka vendosur një shifërt stratosferike Alex Meret pas spekulimeve se Milani e dëshiron atë për pasuesin e Donnarummas.

E ardhmja e Donnarummës është në pikëpyetje dhe sipas të gjitha gjasave 21-vjeçari do të largohet nga San Siro. Donnarumma ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2021 dhe te Milani janë të gatshëm ta shesin atë, për të evituar largimin e tij sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Interesim për Donnarummën kanë shfaqur Reali, Chelsea dhe PSG, ndërsa Rosonerët kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij dhe kandidati kryesorë është Alex Meret.

Siç shkruan Tuttosport, Meret do të ishte zëvendësuesi ideal i Donnarummës, mirëpo problem është çmimi i lartë që i ka vendosur Napoli.

Tuttosport, shkruan se De Laurentiis kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë Meret.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here