Zbulohet skenari i fundit: Premier League mbyllet si format Botërori

Premier League si Botërori? E mundur, e realizueshme!

Të paktën sipas “Indipendent”, që ka zbardhur idenë që ka diskutuar në qarqet e larta të FA në lidhje me një turne që do të luhet me ndeshjet e mbetura nga qershori në korrik me tre ndeshje në javë me 92 ndeshjet e mbetura në total.

Kështu, sponsorët dhe të drejtat tv, por sidomos marketing dhe kontratat do të shpëtonin. Jo vetëm kaq, por ideja shkon deri aty saqë për të parën herë, duke qenë se do të luhej me dyer të mbyllura, të gjitha ndeshjet do të transmetoheshin.

Diçka që thyen rregullin pasi në Premier nuk jepen të gjitha ndeshjet në tv në mënyrë që të shkojnë tifozë në stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here