Bombë nga Italia: Ronaldo largohet nga Juventusi, zbulohet skuadra e re

Coronavirusi ka goditur rëndë klubet e futbollit dhe Juventusi rrezikon ta humbasë Cristiano Ronaldon për shkak të krizës ekonomike. 

Portugezi ka pranuar uljen e pagës për të ndihmuar Juventusin, mirëpo kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. E përditshmja italiane Il Messaggero, raporton se Juventusi mund ta shesë Ronaldon për të balancuar bilancet e tyre.

Ronaldo është një imazh i rëndësishëm për Biankonerët dhe Agnelli po mendon strategjitë për të mos ardhur deri te shitja e portugezit. Zonja e Vjetër planifikon ti ofrojë kontratë të re Ronaldos, por me pagë më të ulët se paga aktuale prej 30 milionë eurove.

Opsioni i dytë është që Ronaldo ta rrespektojë kontratën aktuale dhe të largohet nga Juventusi me parametra zero në vitin 2023. Opsioni i tretë është që këtë verë Ronaldo të largohet nga Juventusi për një shifër prej 70 milionë eurove.

Rikthim te Reali- Mes skenarëve të shumtë ekziston edhe rikthimi i tij në Madrid. Ky është klubi ku ai shkroi histori në Spanjë dhe në Europë prandaj nuk përjashtohet si mundësi që Florentino Perez ta telefonojë për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here