James Rodriguez drejt Premier League!

James Rodriguez sipas të gjitha gjasave sezonin tjetër do ta zhvillojë në Premier League.

Real Madrid është e gatshme ta shes atë dhe që tani 3 klube angleze kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e kolumbianit.

Arsenali është skuadra e parë që ka shfaqur interesim për 28 vjeçari por tani në garë seriozisht kanë hyrë Everton dhe Wolves.

Madje Everton duket se në këtë tentativë do të ketë një përparësi për shkak se trajneri i saj Carlo Ancelotti ka një marrëdhënie speciale me James prej kohës kur drejtonte Real Madridin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here