Pasuesi i Chiellinit: Juventus ka zgjedhur kapitenin e ardhshëm

Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini është në fundin e karrierës dhe te Juventusi kanë filluar të mendojnë për kapitenin e ri.

Gazzetta dello Sport, shkruan se drejtuesit e Juventusit kanë vendosur se kush do të jetë kapiteni i tyre i ardhshëm. Shiriti i kapitenit do ti takojë Paulo Dybalas.

Argjentinasi ishte pranë largimit nga Juventusi verën e kaluar, mirëpo në fund vendosi të qëndrojë dhe ta dëshmojë talentin e tij dhe me këtë vendim ka ndryshuar mendimin e të gjithë Biankonerëve.

Dybala pritet të firmosë kontratë të re me Juventusin dhe pritet që të përfitojë 10 milionë euro si dhe shiritin e kapitenit.

La Joya u transferua te Juventusi në vitin 2015 nga Palermo për shifrën e 40 milionë eurove dhe që atëherë ka fituar zemrat e tifozëve të Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here