Si Milani tentoi ti ‘rrëmbente’ Interit Icardin!

AC Milan u munduan shumë që të transferonin Mauro Icardin gjatë ditëve të fundit të merkatos verën e kaluar, raporton Calciomercato.

Raporti detajon se si drejtuesit e Rossonerëve iu afruan agjentes dhe njëkohësisht gruas së tij Wanda Nara për të biseduar për një transferim të mundshëm tek skuadra tjetër e qytetit.

Ideja ishte që të blihet lojtari ose edhe Pyatek të shkonte tek Neroazzurët si shkëmbim.

Wanda Nara deklaroi se kjo lëvizje ishte shumë më e pëlqyer për të dhe familjen e saj por në fund argjentinasi mori vetë vendimin final për tu transferuar tek PSG, e cila tani ka një opsion prej 70 milionë eurush për të siguruar shërbimet e tij por nuk duket e interesuar më për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here