Ofertë e cila nuk mund të refuzohet: 50 milionë euro për Martinezin dhe 111 milionë euro për Interin, Lautaro ka skuadër të re!

Lautaro Martinez sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi në verë.

Siç raportojnë mediat italiane, argjentinasi është mahnitur nga oferta e fundit.

Kontratë pesë vjeçare me mundësi vazhdimi për dy vite të tjera, shtatë milionë euro në sezon dhe bonuse.

Barcelona pritet tia paguaj Interit shifrën e kërkuar prej 111 milionë eurove dhe kështu operacioni të finalizohet.

Lajmin e ka bërë të ditur Tuttosport, ndërsa Interit tani i mbetet që ta gjejnë pasuesin e Lautaros.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here