Derby d’Italia në merkato: Juventus futet në garë për argjentinasin e dëshiruar nga Interi

Juventus është futur në garë për transferimin e yllit të River Plate Lucas Martinez Quarta, sipas Tuttosport.

Mbrojtësi argjentinas ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe Juventus është skuadra e fundit që i është bashkuar garës.

Interesim për 23-vjeçarin ka shfaqur edhe Interi, ndërsa klauzola e tij është 22 milionë euro. Mirëpo River Plate mund ta lërë të lirë atë edhe për një shifër më të ulët prej 15-18 milionë eurove.

Martinez Quarta i cili është produkt i akademisë së River Plate, ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon dhe ka regjistruar një asistim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here