Kjo është e tepërt: Lukaku sulmon Juventusin për situatën aktuale

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku ka adresuar kritika të rënda në adresë të Juventusit.

Në një intervistë për Puma belgu deklaroi se futbolli në Itali ndaloi në momentin kur një futbollist i Juventusit u diagnostifikua me coronavirus.

“Shëndeti është në rend të parë. Përse të luajmë kur rrezikohet shëndeti i njerëzve. A ishte patjetër që njëherë të infektohet një futbollist i Juventusit dhe pastaj të ndalojë futbolli. A është kjo në rregull?” tha Lukaku duke shtuar:

“Jo, kjo nuk është normale. Duhet ta pranoj që më mungon futbolli, por tani me rëndësi është shëndeti i të gjithëve. Gjithçka tjetër është në plan të dytë.”

Mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i infektuar me coronavirus në Serie A. Ai kishte rezultuar pozitiv dy ditë pas ndeshjes Juventus-Inter.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here