Pëlqehet shumë nga Sarri: Juventus sakrifikon dy yje për sulmuesin e…

Juventusi po mendon të heqë dorë nga dy lojtarë për të arritur te Ferran Torres. 

Biankonerët po mendojnë që të sakrifikojnë Federico Bernardeschin dhe Douglas Costan që arrijnë te ylli i Valencias.

Paratici ka nisur sulmin për transferimin e Torresit në Allianz Stadium, pasiqë spanjolli pëlqehet shumë nga Sarri.

Në krahun tjetër për të siguruar të ardhura të mjaftueshme mund të largohen
Douglas Costa dhe Berbardeschi. Të dy kanë luajtur me Sarrin, por nuk janë prej atyre që kanë bërë diferencën.

Torres është sulmues i krahut të djathtë, ndërsa këtë sezon ka shënuar 6 gola në 35 ndeshje të luajtura me Valencian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here