Këto janë transferimet më të mëdha të të gjitha kohërave, Neymar vetëm i teti

Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në botë pas transferimit te PSG për shifrën e 222 milionë eurove.

Ai u transferua te PSG në vitin 2017 nga Barcelona dhe vështirë se dikush do ta thejë rekordin e brazilianit.

Futbolli ka ndryshuar shumë dhe çmimet e lojtarëve kanë kapur shifra stratosferike.

Kështu transferimi i Neymar do të renditej i teti nëse merret parasysh inflacioni.

Në vendin e parë do të ishte Ronaldo i cili në vitin 1997 u transferua nga Barcelona te Interi për shifrën e 28 milionë eurove, që në ditët e sotme ai transferim  do të vlente 433 milionë euro.

Ja lista e transferimeve më të mëdha në historinë e futbollit:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here