Ibrahimovic mund të qëndrojë në Serie A!

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur që akoma të vazhdojë të luajë futboll dhe mund të qëndrojë në Serie A edhe nëse kjo do të thotë që nuk do të jetë pjesë e Milanit.

Gazzetta dello Sport deklaron se suedezi nuk do të përfundojë karrierën në një sezon që nuk u mbyllë në mënyrë normale.

Milan është duke u munduar që të rinovojë edhe për një vit tjetër me 38 vjeçarin, i cili ka pasur një ndikim të madh qysh prej transferimit në janar i cili bëri shumë bujë në Itali.

Një arsye tjetër e refuzimit të qëndrimit të Ibrahimovic janë edhe problemet që kanë në mes vete drejtuesit e skuadrës ku muajin e kaluar shpërthyen pakënaqësitë në mes vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here