Maldini me një tjetër fitore, këtë herë e mposht koronavirusin

Mediat italiane raportojnë se Paolo Maldini e ka fituar luftën me koronavirusin.

Maldini dhe djali i tij Daniele u diagnostifikuan me COVID-19 muajin e kaluar. Daniele e mposhti virusin disa ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur një tjetër lajm i mirë nga familja Maldini.

Edhe Paolo është shëruar nga koronavirusi. Maldini është për momentin drejtor teknik te Milani, mirëpo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here