Surprizë: Kepa do të qëndrojë te Chelsea

Chelsea po planifikon që ta mbajë Kepa Arrizabalagan në Stamford Bridge, raporton Daily Mail.

Spanjolli ka pasur një sezon të vështirë dhe është raportuar se do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, por Blutë e Londrës janë të vetëdijshëm se nuk mund ta shesin atë për shifrën e investuar (80 milionë euro) dhe do ta mbajnë atë.

Chelsea është raportuar se dëshiron Gianluigi Donnarumman, mirëpo koronavirusi ka ndryshuar llogaritë e klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here