Plani i Rangnick dhe Gazidis po realizohet: Futbollisti i Juventusit transferohet te Milani

Daniele Rugani nuk ka arritur të që bind te Juventusi dhe pse parashikohej që ai të bëhej njëri nga mbrojtësit më të mirë në Itali.

Megjithatë ai është ende i ri dhe ka shumë para tij. Siç raportojnë mediat italiane, 25-vjeçari ka vendosur që të transferohet te Milani pas përfundimit të sezonit.

Me ardhjen e de Ligt është gjithnjë e më e qartë se nuk ka vend për të te Juventusi dhe tani është i gatshëm ti bashkohet Milanit.

Rugani do ti kushtonte Rosonerëve 20 milionë euro, ndërsa në San Siro pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Rugani është i ri në moshë dhe përshtatet me filozofinë e fondit Elliot si dhe trajnerit të ri që pritet ta merr drejtimin e Milanit, Ralf Rangnick.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here