Miralem Pjanic ëndërron transferimin te Barcelona

Ëndrra e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic është që të bashkohet me Barcelonën dhe kjo është mundësia e tij e katërt dhe e fundit për t’u bashkuar me klubin.

Sipas gazetës El Mundo Deportivo, dy klubet janë në negociata të avancuara për transferimin e Arthur Melo, me të cilin Pjanic potencialisht do të shkëmbehej.

Mesfushori brazilian nuk duket i bindur nga Juventusi, por kjo nuk mund të thuhet edhe për yllin boshnjak, i cili kërkohet tash e sa kohë nga Barcelona.

Barcelona së pari u përpoq të nënshkruajë Pjanicin gjatë vitit 2016 apo gjatë kohës së Luis Enrique, i cili e kishte trajnuar atë te Roma, por lojtari u transferua te Juve.

Atë vit klubi katalunas nënshkroi me Andre Gomes nga Valencia në vend të kësaj, por mundësia e dytë erdhi vitin pasardhës kur u takua rastësisht me nënkryetarin e atëhershëm të Barcelonës, Jordi Mestre.

Të dy thuhet se kanë filluar të flasin dhe Pjanic me sa duket pranoi se ishte ëndrra e tij për të kaluar në Camp Nou, por Paulinho u nënshkrua në vend të tij.

Një përpjekje tjetër është bërë në vitin 2018 por tashmë kishte plane për të nënshkruar me Arthur dhe Juventusi nuk kishte në plan ta shiste Pjanicin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here