Super shkëmbim, Roma ofron një futbollist dhe para për Hysaj

Kryeqytetasit e duan shkodranin ta rrëmbejnë në kryeqytet dhe duan të përdorin kartonin e mbrojtësit të tyre.

Karsdortp është i huazuar te Feynordi dhe drejtuesit prisnin që holandezët të paguanin 8 milion euro për kartonin e tij. Nuk do të ndodhë kështu, pasi drejtori sportiv i Romës, Cristiano Giuntoli, ka vendosur të provojë mundësinë që i ka dalë në shteg.

Roma do Hysajn dhe do të ofrojë kartonin e lojtarit të tyre dhe para. Shqiptari nga krahu tjetër dëshiron të largohet nga napolitanët, pasi nuk ka patur shumë hapësirë. Karsdorp kërkon të shfrytëzojë momentin dhe të provojë të impresionojë në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here