Menaxheri i Hysaj zbulon të ardhmen e shkodranit

Mario Giuffredi, menaxher i Hysajt, e bëri të qartë në Radio Kiss Kiss se anësori kuqezi ka vendosur të largohet nga Napoli.

“Kemi komunikuar me presidentin De Laurentiis dhe kemi vendosur që nuk do ta rinovojmë kontratën. Dëshira është që Hysaj të largohet, ua kemi kemi komunikuar 15-20 ditë më parë. Tani është është në interes të Napolit për të gjetur një zgjidhje për lojtarin, duke parë se është drejt fundit të kontratës.

Pastaj, në këtë merkato të çuditshme mund të ndryshojnë gjërat një mijë herë. Ne, gjithsesi, ia kemi bërë të qartë presidentit De Laurentiis vullnetin tonë.”

Napolit, në fakt, i intereson ta shesë gjatë verës, pasi do të përfitonte nga kartoni i tij, në të kundërt, Hysaj do të largohej me parametër zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here