Kupa Europiane e Solidaritetit – Real Madrid, Inter dhe Bayern lajmërojnë nismën e madhe

Lind European Solidarity Cup – Football for Heroes (Kupa e Solidariteti Euopian – Heronjtë e Futbollit). Ky është emri i kompeticionit të ri që do të ketë tre protagoniste të mëdha të futbollit botëror.

Inter, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë lajmëruar nismën për vitin 2021, që do të ketë si qëllim të nënvizojë solidaritetin dhe bashkimin mes vendeve europiane.

Të ardhuat e ndeshjeve të turneut do t’u shkojnë strukturave shëndetësore që kanë qenë në vijë të parë të luftës kundër coronavirus-it që ka goditur të gjithë globin.

Siç kanë bërë të ditur klubet, European Solidarity Cup do të luhet pasi tifozët do të kenë mundësinë të kthehen në stadiume. Për këtë arsye, për momentin nuk ka asnjë siguri mbi datat e ndeshjeve, të cilat duhet të nisin në 2021-shin, kur situata mendohet se do të jetë normalizuar.

E sigurt është formula e kompeticionit. Çdo ndeshje do të luhet në një nga tre qytetet. Inter do të përballet me Bayern Munich në Milano, gjermanët do të sfidojnë Real Madrid në Munich dhe Los Blancos do të ftojnë në Bernabeu skuadrën italiane.

E gjitha kjo, me qëllimin e vetëm për të bërë mirë dhe për t’i kthyer buzqëeshjen njerëzve përveçse për të ndihmuar financiarisht shëndetësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here