Asgjë nga Mbappe, Reali nis sulmin për yllin e Premier League

Real Madrid ka kthyer vëmendjen kah ylli i Liverpoolit Sadio Mane, raporton Le10Sport.

Los Blancos po hasin në vështirësi në transferimin e Kylian Mbappe, pasiqë francezi nuk do të largohet nga Parisi këtë verë.

Kështu Madrilenët kanë filluar të kërkojnë alternativë dhe kanë piketuar Manen si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Liverpooli nuk dëshiron ta shesë Manen, mirëpo nëse në adresë të tyre arrin ndonjë ofertë stratosferike atëherë The Reds besohet se do ta lënë të lirë senegalezin.

Mane ka luajtur 38 ndeshje me Liverpoolin këtë sezon dhe ka shënuar 18 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here