Real Madrid futet në garë për Kai Havertz

E përditshmja gjermane Sport, raporton se Real Madrid është futur në garë për yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

20-vjeçari është produkt i Bayer Leverkusen dhe tanimë për dy sezone me rradhë po shkëlqen në Bundesligë.

Bayer nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Havertz dhe për lirimin e tij kërkojnë 100 milionë euro, shifër të cilën Reali është i gatshëm ta paguaj.

Havertz ka shënuar 12 gola këtë sezon, ndërsa në garë për të janë Bayern Munich, Barcelona, Chelsea, Liverpool dhe Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here