Leicester udhëheq garën për Lallana!

Leicester City është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit të Liverpool, Adam Lallana, raporton Daily Star.

Lallana pritet të largohet nga Anfield Road gjatë kësaj vere dhe lista e skuadrave që po e kërkojnë fillon me West Ham, Everton, Arsenal dhe Crystal Palace.

Por ‘Dhelprat’ me në krye Brendan Rodgers janë në krye të kësaj gare pasi ky i fundit e ka stërvitur atë sa ishte pjesë e Liverpool disa vite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here