Shifër qesharake: Barcelona ia ul çmimin Dembeles, ja për sa mund ta blejnë klubet e interesuara

Siç raporton Diario Sport, Barcelona ia ka ulur përsëri çmimin Ousmane Dembeles.

Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë për shifrën e 42 milionë eurove. Barcelona e transferoi Dembelen në vitin 2017 për shifrën e 125 milionë eurove, ndërsa vlera e tij tani është trefish më pak.

Blaugranët kanë humbur durimin me Dembelen dhe dëshirojnë ta shesin atë këtë verë, ndërsa interesim për francezin kanë shfaqur Paris Saint-Germain, Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich.

Në anën tjetër, Barcelona do të shpresojë që të transferojë Neymarin, në mënyrë që të forcojë më shumë skuadrën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here