90% e punës e kryer, Milan me mesfushor të ri!

AC Milan do të përforcohet në mesfushë pasiqë skuadra e Benfikës ka miratuar transferimin e lojtarit të saj Florentino Luis që të transferohet në San Siro.

Në janar ishin zhvilluar bisedimet për një huazim 18 mujor të tij me të drejtë blerjeje për një shifër prej 40 milionë eurosh gjë që u duk shumë e pamjaftueshme për portugezët për një lojtar i cili kishte një klauzolë prej 120 milionë eurosh.

Por të hënën ndryshoi gjithçka ku u raportua se është arritur një marrëveshje në mes të dy klubeve e ndikuar edhe nga kriza financiare e COVID-19 ku shumë skuadra kanë nevojë emergjente për fonde dhe mënyra më e shpejtë është shitja e lojtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here