James Rodriguez pranë transferimit tek Atletico!

James Rodriguez është i gatshëm që të injorojë transferimin tek Newcastle United në qoftë se ka mundësi për tu transferuar tek Atletico Madrid, raporton Mundo Deportivo.

Kolumbian dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll edhe pse akoma mbetet e paqartë në qoftë se Los Colchoneros do të jenë në gjendje për të paguar çmimin e duhur për të.

James mund të ketë kundër edhe vetë skuadrën e Real Madrid e cila mund të refuzojë një transferim të tillë për shkak se në këtë mënyrë do të përforcohej një rival direkt i Los Blancos në betëjën për më të mirin në La Liga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here