Juventus kërkon yllin e Ligue 1 për një huazim dy vjeçar!

Kampionët e Serie A janë të vendosur për huazimin e talentit të Lyon, Houssem Aouar, për një periudhë dy vjeçare.

Impakti financiar i krijuar nga virusi ka bërë që Juventus të orientohet nga marrëveshjet e huazimeve dhe pikërisht këtë gjë po kërkon ta bëj me talentin e skuadrës franceze.

Në këtë mënyrë Juventus do ti shpëtonte opsionit prej 50 milionë eurosh për opsionet e tij.

Nga ana tjetër Lyon pritet të humbas shumë nga yjet e skuadrës për shkak se ka dështuar që të jetë në kompeticionet europiane, gjë që nuk ka ndodhur qysh prej vitit 1997.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here