Bisedimet kanë filluar: Milan ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen te Celtic për 25 milionë euro

Milani ka nisur bisedimet me Celtic rreth mundësisë së transferimit të Kristoffer Ajer.

Todofichajes.com, shkruan se Rosonerët kanë kontaktuar gjithashtu edhe agjentin e norvegjezit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Ajer ka përfunduar në shënjestrën e tyre si përforcimi ideal.

22-vjeçari është 1.96 cm i gjatë, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.

Interesim për të ka shfaqur Leicester, por një klub i madh si Milani është gjithmonë në epërsi për të siguruar shërbimet e një futbollisti të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here