Inter vendos për Sanchez dhe Young

Drejtori sportiv, Piero Ausilio ka konfirmuar se Interi ka shfrytëzuar opsionin për të zgjatur kontratën e Ashley Young dhe synojnë të mbajnë edhe Alexis Sanchez.

Ish-reprezentuesi anglez mbërriti në janar dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëmujore me një mundësi për një vit tjetër, duke iu bashkuar ish-shokëve të tij të skuadrës në Manchester United, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

Ausiolio tani ka konfirmuar se Young do të mbetet në Giuseppe Meazza në sezonin 2020-21 dhe është zotuar se do t’i japë një shans Sanchezit për të ‘vërtetuar vlerën e tij’.

“Mund të them që ne kemi shfrytëzuar opsionin për Young”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky Sport Italia.

“Ne synojmë t’i mbajmë të gjithë, përfshirë edhe Alexis Sanchezin”.

“Ai kishte bërë shumë mirë para dëmtimit, mendoj për ndeshjet kundër Barcelonës dhe Sampdorias. Më kujtoi sezonet më të mira në Udine dhe me Arsenalin”.

“Ai ishte për të ardhur keq, por mund të shndërrohet në një mundësi për të, këtë pushim të detyruar, që ai të tregojë vlerën e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here