Chelsea ka piketuar yllin e Villareal si alternativën e Sanchos

Në rast se Chelsea dështon të sigurojë transferimin e Jadon Sanchos, Blutë e Londrës do të transferojnë yllin e Villareal Samuel Chukwueze.

Chelsea është në garë me Manchester United për transferimin e Jadon Sanchos. Mirëpo Djajtë e Kuq janë në epërsi për të siguruar shërbimet e Sanchos dhe kjo ka bërë që Blutë e Londrës të kthejnë vëmendjen kah Chukwueze.

Nigeriani ka kontratë me Villareal deri në vitin 2023, mirëpo dëshiron transferimin tek ndonjë gjigant europian. Chukwueze ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here