Paga e Pogbas rrezik për Real Madrid!

Real Madrid mund të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për pagën e tij.

Gjiganti spanjoll kërkon me ngulm transferimin e francezit mirëpo ky i fundit sipas Daily Mail po kërkon një pagë prej rreth 17 milionë eurosh në sezon, shifër kjo shumë e lartë edhe për një skuadër si Real Madrid.

Këtë transferim tek Real Madrid me ngulm e ka kërkuar një kohë të gjatë trajneri Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here