Shkëmbim spektakolarë: Sane në Allainz Arena, ylli i Bayernit në Etihad

Bayern Munich dhe Manchester City kanë gati shkëmbimin e verës.

Bayern Munich vazhdon të shfaq interesim për sulmuesin e Manchester Cityt Leroy Sane.

Sane është objektivi kryesorë i Bavarezëve në merkaton e verës, por marrëveshja me Qytetarët nuk është arritur ende.

Kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi, ka bërë që Bayerni mos të jetë në gjendje të ofrojë shumë para për Sanen dhe Bavarezët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Cityt kartonin e Lucas Hernandez.

Edhe pse Hernandez është përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Bayernit, Bavarezët janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për Sanen.

Besohet se City do ta pranojë ofertën e Bayernit, pasiqë Sane nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here