E bujshme: Miliarderi amerikan blen Romën

Biznesmeni amerikan dhe ish-pronari i Bordeaux, Joseph DaGrosa është i interesuar të blejë Romën

Oferta e Dan Friedkin duket se nuk është më në tavolinën e Giallorossëve dhe La Republica tani raporton se DaGrosa është kandidati më serioz.

55-vjeçari e kishte blerë Bordeauxin në nëntor të vitit 2018, mirëpo e shiti atë 12 muaj më vonë.

Ai më pas kishte treguar interesim për blerjen e Newcastle United, por humbi dhe tani klubi është duke u blerë nga një fond i Arabisë Saudite.

Edhe pse e shiti klubin francez, DaGrosa nuk e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij që të blejë një klub tjetër.

“Në kushte të tjera të planeve tona, ne nuk jemi duke shikuar klube vetëm nga Amerika Jugore, por që jemi të interesuar në Evropë dhe duam që të jemi nën lëkurën e lojtarëve që duan suksese në një klub”, ka thënë ai për NBC Sport.

“Jemi në bisedime me disa klube, por më e mira do të vije së shpejti”, ka shtuar më tej DaGrosa.

Roma thuhet se është pjesë e planeve të tij dhe me gjasë mund t’i blejë të gjitha aksionet në klub.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here