Formacionet zyrtare: Napoli – Inter

Napoli dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Coppa Italia.

Nerazzurrët janë mysafir të napolitanëve në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Coppa Italia, me takimin që fillon nga ora 21:00.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Giuseppe Meazza u mbyll me fitoren e Napolit me rezultat 0-1 dhe ekipi i Antonio Contes ka udhëtuar për të shkrirë epërsinë.

Në anën tjetër, Napoli i Gennaro Gattusos do të tentoj të mbaj epërsinë dhe të presë një biletë për finalen e madhe.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira, pa ndonjë befasi, ku nga minuta e parë luan edhe shqiptari Elseid Hysaj.

Në finale tashmë gjendet Juventusi që ka eliminuar Milanin.

Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Elmas, Demme, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Young; Eriksen; Lautaro, Lukaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here