Shkëmbim spektakolarë: Dy yjet e Juventusit në Stamford Bridge, dy yjet e Chelsea në Torino!

Juventus nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ideja e transferimit të Jorginhos në Torino.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Maurizio Sarri dëshiron edhe një tjetër futbollist nga ish klubi tij.

Siç raporton The Express, Juventus  është i gatshëm tia ofrojë Chelseas katër lojtarë në këmbim të Jorginhos dhe Marcos Alonsos.

Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Bluve të Londrës Federico Bernardeschin dhe Adrien Rabiot si dhe një shumë parash.

Jorginho është titullarë i padiskutueshëm te Chelsea, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që Blutë ta lënë të lirë pasiqë janë duke grumbulluar para për ta financuar transferimin e Werner dhe Havertz.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here