Bisedimet kanë filluar: Milan transferon yllin e rivalëve

Milani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Rosonerët kanë piketuar disa lojtarë për merkaton e verës e cila do të fillojë në shtator.

Njëri nga lojtarët në listën e Rosonerëve është edhe Cengiz Under. 22-vjeçari i përshtatet profilit të Ralf Rangnick, ndërsa agjenti i tij është shqiptari i njohur Fali Ramadani.

Ramadani është edhe agjent i Jovic dhe Milenkovic dhe transferimi i Under do të jetë edhe më i lehtë për Milanin.

Under do të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe Milan dëshiron ta transferojë turkun.

Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e tij, ndërsa vlera e Under në treg është 25 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here