Inter mposht Sampdorian, shkëlqejnë Lautaro dhe Lukaku

Inter e ka filluar Serinë A në mënyrën e duhur.

Zikaltrit, në fakt, kanë mundur 2-1 Sampdoria-n në ndeshjen e prpapmbetur të javës së 25-të të kampionatit italian.

Një fitore e merituar për skuadrën e Antonio Conte-s, por që mund të kishte qenë më pak e vuajtur në rast se mbrojtja zikaltër do të tregohej më e kujdeshme.

Lukaku ka zhbllokuar takimin pas 10 minutash duke finalizuar në mënyrën e duhur një aksion spektakolar të ekipit. Belgu është bërë lojtari i katërt i Inter-it në 30 vitet e fundit që ka shënuar të paktën 18 gola në sezonin e parë në Serinë A me fanellën zikaltër. Tre të tjerët janë Milito (2009/10), Ronaldo (1997/98) dhe Ruben Sosa (1992/93).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here