Dhurata e parë pas Kupës së Italisë: Gattuso transferon yllin e Milanit te Napoli

Mediat italiane raportojnë se Napoli është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Milanit, Davide Calabria.

Gattuso e dëshiron Calabrian në skuadër dhe De Laurenttis është i gatshëm tia plotësojë dëshirën pas fitimit të Kupës së Italisë.

Calabria u etablua në skuadrën e parë të Milanit pikërisht nën drejtimin e Gattusos dhe është i gatshëm që të bashkohet me Rinon te Napoli.

Rosonerët nga ana tjetër nuk janë të kënaqur me 22-vjeçarin dhe janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për krahun e djathtë.

Milan ka kërkuar 20 milionë euro për lirimin e Calabrias, ndërsa Napoli është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro. Marrëveshja nuk duket të jetë shumë larg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here