Hysaj kërkon largimin!

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj i ka komunikuar skuadrës së tij që këtë verë dëshiron largimin pasi është lodhur duke luftuar vazhdimisht për një vend titullari.

Agjenti i shqiptarit, Mario Giuffredi, raportoi se klienti i tij nuk do të rinovojë kontratën dhe Gazzetta dello Sport deklaroi se 26 vjeçari këtë verë do të largohet nga Partenopei.

Mbrojtësi këtë sezon ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje ndërsa prej korrikut fillon viti i fundit i kontratës në Sao Paolo.

Hysaj u transferua tek Napoli nga Empoli për shifrën e 5 milionë eurove në vitin 2015 dhe deri më tani ka zhvilluar plot 187 ndeshje për napolitanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here