20 gola të shënuar këtë sezon: Raiola transferon super sulmuesin te Milani!

Milan ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin 18-vjeçar të AZ Alkmaar Myron Boadu, raportojnë mediat italiane.

Holandezi ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon duke shënuar 20 gola në 35 ndeshje të luajtura.

Rosonerët dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij këtë verë dhe kanë nisur bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiola.

Boadu ka kontratë me AZ Alkmaar deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here