Inter akoma nuk ka arritur një marrëveshje për zgjatje të huazimit të Sanchez!

Drejtori ekzekutiv i Inter, Beppe Marrotta ka deklaruar se akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e huazimit të Alexis Sanchez deri në fund të këtij sezoni pasi kontrata aktuale skadon javën e ardhshme.

Sulmuesi kilian ju bashkua skuadrës së Contes në fund të merkatos së kaluar verore për të kaluar një vit i huazuar tek Neroazzurët.

Mirëpo me futbollin që ndalua për 3 muaj tani kontrata e tij ka ardhur kah fundi ku në Serie A kanë mbetur edhe 10 ndeshje për tu zhvilluar plus janë në garën për trofeun e Europa League.

Nëse këto ditë një marrëveshje e re nuk arrihet atëherë kiliani do ta shohë veten të rikthehet tek Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here