Tjetër transferim në mbrojtje nga Inter!

Inter ka në plan të transferojë edhe një mbrojtës tjetër të krahut gjatë kësaj vere.

Neroazzurët tashmë pothuajse e kanë siguruar transferimin e Achraf Hakimit nga Borussia Dortmund dhe e kanë zhvendosur vëmendjen tek një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Atalantas, Robin Gosens.

Inter ka filluar bisedimet për 25 vjeçarin i cili këtë sezon ka shkëlqyer duke shënuar 9 gola dhe duke asistuar 6 herë.

Gjermani është një mbrojtës që pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, gjë kjo që e bën transferimin e tij edhe më të rëndësishëm për zikaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here