Siç raporton ESPN, Juventus synon transferimin e yllit të Valencias Ferran Torres.
Interesim për Torres kanë shfaqur Manchester United dhe Liverpool, mirëpo Biankonerët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë.
Juventus ka nisur bisedimet me Valencian, ndërsa vlera e 20-vjeçarit në treg është rreth 50 milionë euro.
Torres ka luajtur 40 ndeshje me Valencian këtë sezon dhe ka shënuar gjashtë gola si dhe ka bërë shtatë asistime.