Formacionet zyrtare: Spal – Milan

Spali dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë mysafirë të Spalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, takim që zhvillohet në stadiumin Paolo Mazza nga ora 21:15.

Ekipi i Stefano Piolit ka dy fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e tretë me radhë për të mbetur në hap për një vend që i dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, Spali shpreson në befasi pasi një fitore do t’i ngjallte shpresat për mbijetesë në Serie A.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Spal: Letica; Sala, Vicari, Bonifazi, Tomovic; D’Alessandro, Valdifiori, Dabo, Valoti; Petagna, Floccari

Milan: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Paqueta, Calhanoglu; Rebic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here