Milan dhe Napoli në garë për yllin e Serie A!

Mbrojtësi i Fiorentinës Nikola Milenkovic ka tërhequr një interesim të madh nga skuadrat e Milan dhe Napolit, raporton Le 10 Sport.

Klubi Viola është shprehur i gatshëm ta lërë të lirë futbollistin e saj nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh.

Milan e ka shënjestruar serbin si objektiv shumë të rëndësishëm ndërsa Napoli po e sheh atë si zëvëndësuesin ideal të Kalidou Koulibaly i cili këtë verë pritet të largohet nga stadiumi Sao Paolo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here