Rangnick ka gjetur zgjidhjen për sulmin: Milan transferon yllin e rivalëve për 40 milionë euro!

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Milan ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit, Hirving Lozano.

Rosonerët kanë shfaqur interesim për meksikanin gjatë kohës kur ai ishte pjesë e PSV, por në fund përfundoi te Napoli.

Mirëpo Lozano nuk ka arritur të ambientohet në San Paolo dhe nuk bën pjesë në planet e Gattusos.

Siç raporton Don Balon, Rangnick ia ka kërkuar Gazidisit transferimin e Lozanos në San Siro.

Gjermani beson se mund ta kthejë Lozanon në formën e duhur, ndërsa çmimi i tij në treg është rreth 40 milionë euro.

Lozano ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 4 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here