Juventus mposht me lehtësi Torinon në derbin e qytetit

Juventusi ka fituar me lehtësi derbin ndaj Torinos me rezultatin 4-1. Një sfidë që u zgjidh shumë shpejt nga skuadra e trajnerit Maurizio Sarri. Kampionët e Italisë shënuan që në minutën e 3′ me anë të Dybalasë.

Sulmuesi argjentinasi dribloi mjaft bukur në zonë dhe gjeti golin për 1-0. Juventusi nuk ndaloi sulmet dhe gjeti golin e dytë me anë të Cuadrados. Ky i fundit mori një asist të mirë nga Ronaldo dhe nuk gaboi për 2-0.

Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, De Ligt preku një top me dorë brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti. Belotti nuk gaboi përballë Buffonit dhe ngushtoi shifrat në 2-1. Ndeshja e sotme ishte jubilare për Gigin, pasi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Serie A duke kaluar Paulo Maldinin me 648 sfida të luajtura.

Cristiano Ronaldo nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve. Portugezi gjeti rrjetën nga një goditje dënimi duke shënuar mjaft bukur për 3-1. Portugezi është futbollisti i parë i Juves që nga vitit i largët 1961 që shënon 25 gola në një sezon. Rezultati përfundimtar u mbyll 4-1, pasi Djidji shënoi në portën e tij. Juventusi vijon kryesimin pa presion dhe tashmë shpreson që Lazio e Interi të gabojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here