Cristiano Ronaldo përdori një tjetër teknikë për golin e tij ndaj Torinos (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka ndryshuar teknikën dhe pas 42 tentimeve ka arritur të shënojë nga gjuajtja e lirë.

Portugezi dje shënoi një super gol ndaj Torinos në fitoren e Juventusit 4-1.

Në shikim të parë u duk se Ronaldo shënoi duke përdorur teknikën knuckleball (gjuajtje me të plotën ku topi nga lart shkon poshtë) me të cilën ka qenë shumë i suksesshëm në të kaluarën, por pas një analize më të detajuar shihet se portugezi nuk e përdori atë.

Ronaldo këtë herë vendosi që të gjuaj me të brendshmen. Në vend të forcës, Ronaldo përdori teknikën për ta mposhtur Salvatore Sirigun.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here