Një tjetër super futbollist në Serie A: Lacazette transferohet te gjiganti italian!

Juventus ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e Alexandre Lacazette, raproton Calciomercato.com.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe në listën e Paraticit janë disa kandidatë.

Kohëve të fundit është spekuluar për transferimin e Milik, mirëpo Zonja e Vjetër ka kthyer vëmendjen kah Lacazette.

Lacazette ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Francezi ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here