Lajm shokues nga Italia: Conte largohet nga Interi, zbulohet trajneri i ri i Neroaxurëve

Lajm shokues nga Italia.

Drejtori i televizionit të njohur italian TeleLombardia, Fabio Ravecani, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Conte nuk do të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm.

Steven Zhang nuk është i bindur me rezultatet e Contes dhe është gati ta shkarkojë atë, ndërsa trajneri i ri vjen nga Torino. Zhang do tia besojë skuadrën Massimiliano Allegrit.

“Kam marrë informacion pas ndeshjes Verona – Inter, se Zhang do ta shkarkojë Antonio Conten. Grupacioni Suning nuk e ka problem tia paguaj pagën e mbetur Contes. Trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Allegri”, ka deklaruar Ravecani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here