Bisedimet kanë filluar: Milan transferon Lautaron e ri!

Milani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Rosonerët kanë piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit, Rosonerët janë pranë transferimit të sulmuesit argjentinas, Nahuel Bustos.

Bustos ka marrë epitetin si Lautaro i ri në Argjentinë, pasiqë ka shënuar 10 gola në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e Tallares.

Përfaqësuesit e Bustos kanë vizituar qendrën e Casa Milan javën e kaluar, ndërsa TodoFichajes, raporton se 22-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Bustos ka kontratë me Tallares deri në vitin 2021 dhe Milani pritet të paguaj 5 milionë euro për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here